Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta

​Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta

Gjykata e Apelit njoftoi të martën, më 22 korrik, se do të punojë me orar të reduktuar, për shkak të temperaturave të larta.

Institucioni i Apelit e mori këtë vendim në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 27 qershor 2025 “si dhe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim”.

Sipas njoftimit në Facebook vendimi i Gjykatës së Apelit nis të impelemtohet qysh sot.

“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”.