Idealisti Avdi Gjata duke komentuar mbi zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë bllokadën me Kuvendin e Kosovës, tha se përcjellë çdo tentim të seancave për konstituim të Kuvendit, teksa theksoi se nuk mund të hesht karshi gjendjes momentale pasi sipas tij, ai ka qenë njëri ndër ata të cilët në vitet e 80/81 kanë ftuar protestat qytetare për formimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës.
“Nuk mund të hesht e të tërhiqem nga mendimi sepse jemi ata të cilët i kemi thirrë gjeneratat e reja në vitet 80/81 që të fillojmë dhe të protestojmë për ta formuar dhe krijuar shtetin e Kosovës”, tha mes tjerash Gjata në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria.
Emisioni i plotë: