Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”.
Ai në T7 për protestën simbolike tha se duke rruar flokët para Kuvendit, për shkak të pakënaqësisë së tij me moskonstituimin e Kuvendit as pas “përpjekjes” së 50-të të deputetëve.
“Unë kam vendos me e heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft”, tha Koci.
Avokati tha se protesta ishte “edhe për gjithë popullin”.
“Politikanët tanë nuk kishin guxu të sillen në këtë formë nëse secili prej neve e bën nga një veprim të ngjashëm ose veç del dhe proteston”, tha ai.
“Unë mendoj që me të vërtetë shteti po na rrezikohet, sado që kështu prej natyrës jam spirituoz, besoni që edhe me këto hajgaret më nuk po më qeshet. 50 herë është e tepërt. Nuk ka shtet në botë që 50 herë ka tentu me e formu Kuvendin edhe mos me arritë”, tha ai.