Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Krasniqi: Pjesa më së shumti që ka faj pse Kosova nuk është e zhvilluar është mërgata

Krasniqi: Pjesa më së shumti që ka faj pse Kosova nuk është e zhvilluar është mërgata

Dardan Krasniqi veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se ajo çka ai dhe gjenarat e tij kanë bërë është angazhimi për vendin.

I ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, Krasniqi tha se Kosova i ka të gjitha presidspozitat me qenë shumë më mirë se vendet e tjera, duke marrë shembull edhe Finlandën.

“Krejt çka kemi bë ne si gjeneratë dhe si shqiptarë është që e dojmë vendin tonë. Kemi lind për vendin tonë, jemi angazhu për vendin tonë. Kosova i ka të gjitha predispozitat me qenë shumë ma mirë se vendet e tjera. Pra nëse e merr si kontekst zhvillimi, mirëqenie, drejtësie, barazie, meritokracie Finlandën me Kosovën, Kosova është vendi qysh nuk duhet me konë në raport me Finlandën” tha ai.

Teksa më tej shtoi se “në një vend ku nuk e ke dhënë asnjë kontribut, edhe prej ditës së parë e ke dorën e shtetit e cila të ndihmon, e ndalesh në retrospektivë e sheh që vendit tënd i ke dhënë gjjak, i ke dhënë sakrificë edhe detyrohesh për shkak të moskonsulitimit të institucioneve qysh duhet, me ikë. Është me të vërtetë zhgënjyese”, shtoi Krasniqi.

 

Krasniqi: Pjesa më së shumti që ka faj pse Kosova nuk është e zhvilluar është mërgata

“Unë e di se keqkuptohem edhe shumë njerëz kapen për bishti të një fjale po pjesa më së shumti që ka faj pse Kosova nuk është e zhvilluar pikërisht është mërgata. Për arsye se të mirat e vendeve ku jetojnë nuk i kanë pru në vendin e vet”, tha më tej Krasniqi në Tv Arbëria.

 

 

Mërgata punën e parë që duhet bërë është mos me i kalu rrugët e Serbisë me ardhë në Kosovë,

“Mërgata punën e parë që duhet bërë është mos me i kalu rrugët e Serbisë me ardhë në Kosovë, kjo është puna e parë që duhet me bë. Nuk mundesh me qenë patriot me i kalu rrugët e Serbisë me ja qu 1 kg kafe siç bëjnë plot që unë i njoh policëve serbë në kufi me ja dhanë 200 euro me kalu rrugën edhe edhe me ardhë me bë me kryeministrin, me ministrin, ose me një komandant të UÇK’së shqiponjën midis Prishtinës. Kjo është dami më i madh që ia bënë vendit të vet”./TV ARBËRIA./