Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Bëhet e ditur se në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Teksa thuhet që në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës. Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.