Policia, pas informacioneve se mund të ketë armë të zjarrit në një kompleks banesor në Mitrovicë të Veriut, ka realizuar një kontrollë.
Gjatë kontrollit në kompleksin në rrugën “Anka Spaic”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy zolla, prodhim serb.
“Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.