Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Strehimorja LGBTQ+ po hapet në Kosovë

Strehimorja LGBTQ+ po hapet në Kosovë

CSGD ka njoftuar se pas më shumë se 5 vitesh angazhim dhe bashkëpunim mes CSGD, CEL Kosova dhe Komunës së Prishtinës, jemi shumë pranë funksionalizimit të strehimores së parë të përkohshme për personat LGBTQ+ që përballen me dhunë, përjashtim apo diskriminim.

Sipas njoftimit, Komuna e Prishtinës ka ndarë dy njesi banesore, të cilat do të shërbejnë si hapësira të përkohshme derisa të ndërtohet strehimorja e përhershme.

“Kjo strehimore do të jetë një vend i sigurt për ata që janë viktima të dhunës në familje, diskriminimit, dhunës fizike apo viktima te krimit te motivuar ne bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinor. Ky është një moment i rëndësishëm për të drejtat dhe dinjitetin e personave LGBTQ+ në Kosovë”, thuhet në njoftim.