Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar ndaj presidentit serb Vuçiq se arrestimi i Igor Popoviqit mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
Sipas Kurtit ky kërcënim duhet të konsiderohet si politikë shtetërore.
“Sundimi i rendit dhe i ligjit është themeli i shtetit tonë dhe ai nuk diskriminon…Secili që shkel rendin dhe ligjit do të përballet me drejtësi. Rasti i Igor Popoviqit, arrestuar mbi bazë të dyshimeve për nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit etnik nuk është përjashtim. Ai po trajtohet nga institucionet e drejtësisës me profesionalizëm dhe …Deklaratat e Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësishtë të papranueshme…Kur ai lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konflikti, kjo duhet të konsiderohet si politikë shtetërore.
Beogradi zyrtar tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon. Duke sulmuar vlerën më të sdenjtë, UÇK-në, përmes deklarimeve të tilla kanë për qëllim përhapjen e tensioneve…Ato nuk duhet neglizhuar sepse vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak dhe strukturat e sigurisë së një shtetit që historikisht ka shkelur të drejtat e popujve fqinj”, ka thënë Kurti.