Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Sipas njoftimit nga Presidenca, thuhet se përgjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.
Teksa thuhet se në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.