Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Udhëtimi me dokumente të skaduara nëpër shtete evropiane, MPJD me njoftim të rëndësishëm

Udhëtimi me dokumente të skaduara nëpër shtete evropiane, MPJD me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim për bashkatdhetarët që udhëtojnë me dokument të skaduar.

MPJD ka njoftuar se disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim.

“Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.”, thuhet në njoftim.

Tutje MPJD ka theksuar nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre, veçanërisht pas rasteve të fundit në territorin e Italisë.

“Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë.”, njoftohet tutje.