Luljeta Pula-Beqiri, ish-aktiviste e politikane, krahu i djathtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, është kthyer në katolicizëm.
Kështu ka bërë të ditur qytetari Blerim Nika, i cili shtoi se Pula-Beqiri u pagëzua në Kishën e Llapushnikut.
“Një akt që tejkalon dimensionin personal — ishte një kthim te burimi, një dëshmi besimi dhe një thirrje për rizgjim kombëtar: Të kthehemi te rrënja, te shpirti, te Kryqi. Dhe ky pagëzim, me dorën e artë të meshtarit të përkushtuar Don Fran Kolaj, mori dritën e së shenjtës dhe u shndërrua në simbol shprese për të gjithë ata që kërkojnë rrugën drejt së vërtetës”, shkroi Nika në Facebook.