Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shau e ofendoi UÇK-në – Igor Popoviqit i caktohet paraburgim

Shau e ofendoi UÇK-në – Igor Popoviqit i caktohet paraburgim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se bashkëpunëtori i Petar Petkoviqit, Igor Popoviq, është ndaluar për 48 orë.

Ai ka thënë se me rastin e tij po merren Prokuroria dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës.

“Igor Popoviq është vendosur në paraburgim 48-orësh. Zyra e Prokurorit Special dhe Zyra e Drejtorit për Krime të Rënda në Prishtinë po merren me rastin”, ka deklaruar Elshani.

Elshani ka shtuar se Popoviq po mbahet në paraburgim në jug të Mitrovicës.

Popoviq pritet të deportohet në Serbi.