Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se për shkak të mënyrës se si Limaj kishte vendosur t’i ndante rrugët me AAK-në, nuk do ta votojë nëse Kurti e kandidon për kryetar të Kuvendit.
Ai ka thënë se secilindo kandidat tjetër të VV-së që s’ka qenë ministër, AAK do ta votonte.
“Ata kanë marrëveshje edhe me Listën Serbe. Pas çdo seance, LVV, NISMA dhe Lista Serbe e lëshojnë sallën”, ka thënë Brahimaj.