Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci thotë se profile të rreme me shkurtesën PDK po tentojnë të krijojnë mjegull për partinë dhe kandidaturën e tij

Lladrovci thotë se profile të rreme me shkurtesën PDK po tentojnë të krijojnë mjegull për partinë dhe kandidaturën e tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij, janë vënë në funksion për të dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Profilet e rreme kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara ishin 18 profile të tilla, ndërsa tash janë bërë 18 profile/portale,” ka shkruar Lladrovci në Facebook.