Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL UÇK reagojnë ndaj Popoviqit: Deklaratat provokuese të papranueshme, të ndalen me vendosmëri

OVL UÇK reagojnë ndaj Popoviqit: Deklaratat provokuese të papranueshme, të ndalen me vendosmëri

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë reaguar ashpër për praninë në vend të ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Igor Popoviq.

OVL UÇK, SHIL dhe SHFD thonë se Popoviq është i njohur për gjuhë fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare.

“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal. Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Teksa theksohet se kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtin ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.