Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroport.
Më saktësisht bëhet fjalë për 15 copë pajisje elektronike Indoor LED Display në vlerë prej 11 mijë e 370 euro.
“Malli dyshohet se është tentuar të futet pa kryer procedurat doganore të rregullta. Mallrat jane konfiskuar si dhe rasti eshte proceduar tek sektori per kundervatje doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.