Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka suspenduar një zyrtar policor për 72 orë.
I njëjti, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare.
“Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.