Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi: Ata që dikur e quanin Marrëveshjen e Washingtonit tradhti kombëtare, sot e quajnë arritje historike

Gashi: Ata që dikur e quanin Marrëveshjen e Washingtonit tradhti kombëtare, sot e quajnë arritje historike

Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se presidentja dhe kryeminsitri janë treguar kundërthënës lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit.

“Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën”.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka shkruar edhe për gjendjen aktuale politike, për të cilën ka thënë se ka konfuzion e izolim.

“Sot, në vend të vizionit – ka konfuzion.

Në vend të besimit – ka pasiguri.

Në vend të aleancave – ka izolim.

Në vend të mobilizimit – ka apati.

Kosova meriton më shumë.

Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm.”, ka shkruar tutje ai.