Policia në Pejë ka intervenuar mbrëmë pas informacioneve se në fshatin Qyshk kishte të shtëna me armë zjarri.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar 10 gëzhoja dhe ka bastisur shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në të cilin ka sekuestruar një OC sprej.
“Njёri nga tё dyshuarit ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar në procedurё tё rregullt.”, thuhet në njoftim.
Më pastaj, Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar edhe lokacionin e të dyshuarit të dytë dhe e ka arrestuar. Të njëjtit i ka sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator.
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ndalohet pёr 48 orё.”, vjijon njoftimi.