Një rast i grabitjes dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës në një shtëpi në Deçan.
Sipas ankesës së qytetarit, dy hajna kanë depërtuar në shtëpi derisa po flinte. Ai thotë se njëri e ka mbajtur dhe tjetri ia ka vjedhur një çantë ku kishte një shumë të konsiderueshme të të hollave.
“Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”, thuhet në njoftimin e PK-së.