Policia ka iniciuar dje një rast të ‘Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’ në Prishtinë.
Kjo pasi një qytetar ka raportuar se një predhë ia ka dëmtuar veturën e tij.
I njëjti ka deklaruar se nuk e di nga i erdhi mjeti shpërthyes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë.