Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avokati – mërgimtarëve: Policia s’mund ta konfiskojë patentë shoferin e huaj

Avokati – mërgimtarëve: Policia s’mund ta konfiskojë patentë shoferin e huaj

Avokati Petrit Lladrovci foli rreth rregullave në komunikacion dhe sa i prekin ato mërgimtarët.

Ai shpjegon se nëse mërgimtarët drejtojnë makinën me shpejtësi të lartë, por që kanë patentë shofer të huaj, sipas avokatit, Policia e Kosovës nuk mundet t’ua konfiskojë atë, por vetëm mundet t’ua ndalojë vozitjen në Kosovë.

Lladrovci shton se nëse bëjnë pagesë të dyfishtë, pra gjobën, personat me patentë shofer të huaj mund ta kalojnë dënimin me ndalim të vozitjes së automjeteve.

Lladrovci thotë se të gjitha këto janë rregulla të shkruara në rregulloren e Policisë së Kosovës.