Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci takohet me të birin e dëshmorit: I përshtatshëm të angazhohet në ndonjë drejtori

Ramiz Lladrovci takohet me të birin e dëshmorit: I përshtatshëm të angazhohet në ndonjë drejtori

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është takuar me Bledi Bytyqin, djalin e dëshmorit Sylejman Bytyqi nga fshati Arllat.

Lladrovci tha se me Bytyqin diskutoi për domosdoshmërinë e ngritjes së perspektivës për të rinjtë e hapjen e vendeve të reja të punës, brenda kompetencave të pushtetit lokal.

“Arritjet e Bledit gjatë studimeve, aftësimi dhe gatishmëria për të kontribuar në fuqizimin e pushtetit lokal, e bëjnë atë shumë të përshtatshëm për angazhim në ndonjërën drejtori komunale. Performanca e shkëlqyer arrihet me personelin e aftë të komunës që bashkëpunon me qytetarët.”, shkroi Lladrovci në Facebook.