Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se pesë kompani/konsorciume ndërkombëtare e vendore aplikojnë për tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e Njësisë A3.
Konzorciumet/kompanitë e përbëra nga ndërkombëtarë e vendorë, janë: “SBB Energy S.A; Intering SH.PK, EthosEnergy”, “LIMAK INSAAT SANAYI ve TICARET A.S”, “GOLDEN CONCORD GROUP LIMITED”, “KEPCO Plant Service Engineering Co.LTD, DYPNF Co., Ltd, BHI CO, Ltd” dhe “HIB Petrol SH.P.K; Florian Viqa; NTPC Limited”.
Lidhur me këtë ka folur edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Kjo dëshmon që sot po përmbyllim një garë serioze me një numër të mjaftueshëm të aplikantëve për të vazhduar në fazën e radhës. Aplikimi i këtyre kompanive/konzorciumeve tregon që kanë zgjedhur të besojnë në këtë proces në KEK-un dhe në Republikën e Kosovës në një të ardhme të sektorit energjetik më të mirë dhe më të sigurt që po e ndërtojmë”, ka thënë ajo.