Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Në fund të muajit maj morëm informacione se Serbia po planifikonte përshkallëzim

Osmani: Në fund të muajit maj morëm informacione se Serbia po planifikonte përshkallëzim

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione “specifike” lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

Ajo tha se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë.

“Në të gjitha takimet përgjatë vizitës kemi folur edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë. Siç e dini të gjithë gjatë vizitës sime në SHBA kam deklaruar se Serbia ka pasë për qëllim dhe ka ende për qëllim që të destabilizojë situatën në gjithë rajonin tonë dhe të përshkallëzojë situatën në Kosovë”, ka thënë Osmani.

“Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne si institucione i marrim nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave kemi pasë takime me institucione të sigurisë të cilat me raportojnë si presidente”, ka thënë ajo.

“Kam ndarë këto informata me aleatët duke kërkuar mbështetje e tyre për të ndalë përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë. Prandaj, gënjeshtrat e Serbisë se kinse ajo nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së tyre”.