Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjeti kuletën e humbur me 1700 euro në to, qytetari e dorëzon në Polici

Gjeti kuletën e humbur me 1700 euro në to, qytetari e dorëzon në Polici

Një qytetar e ka gjetur një kuletë të humbur në sheshin Skënderbeu në Klinë.

Ai, kuletën në të cilën kishte 1700 euro e ka dorëzuar në stacionin policor në këtë qytet.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti  është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.”, thuhet në njoftimin e PK-së.