Erëra të forta të përcjella me shi e kanë karakterizuar vendin pasditen e së enjtes.
Si pasojë, një pjesë e konsumatorëve në disa qytete kanë mbetur pa rrymë.
“Rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
KEDS po ashtu ka njoftuar se ekipet ndodhen në terren për sanimin e dëmeve.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone.”, thuhet në njoftim.