Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthen Muja: Ka orkestrim politik për arrestimin e ministrave të VV-së, le të shkojmë në zgjedhje!

Shpërthen Muja: Ka orkestrim politik për arrestimin e ministrave të VV-së, le të shkojmë në zgjedhje!

Armend Muja, deputet i VV-së thotë se ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave në detyrë të Vetëvendosjes.

Sipas tij, kjo u kuptua qartë nga konferencat për media të djeshme nga PDK dhe LDK.

“LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në.”, shkroi Muja në Facebook.

Sipas tij ky është një skenar i njohur që LDK të dorëzojë kallëzime penale ndërsa “gjyqtarët e PDK-së të nxjerrin vendime dhe urdhra”.

“Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!

Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit”, ka shkruar tutje Muja.