Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prizren një burrë me dyshimin për sulm seksual ndaj një djali tjetër.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.