Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Kosova është lodhur nga bllokada në Kuvend, përgjegjës Albin Kurti

Haradinaj: Kosova është lodhur nga bllokada në Kuvend, përgjegjës Albin Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjithë Kosova është e lodhur nga situata e bllokadës në Kuvend.

Sipas tij, fajtor për pengimin e procesit është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Mendoj që krejt Kosova është lodhur me këtë situatë. Ne po i përsërisim fjalët e njëjta, kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm me votu në rast se do të kemi një ndryshim të emrit të kandidates. Nëse jo, të mbesim kështu fatkeqësisht edhe për një kohë. Unë besoj që me vetëdije z. Kurti është këtu dhe e mban këtë situatë peng,” tha Haradinaj.