Në orët e vona të së mërkurës ka ndodhur një zjarr në lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet. Për këtë ka raportuar TV Arbëria, duke sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.
Në një përgjigje për TV Arbëria, policia për rastin ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se zjarri ka ndodhur në afërsi të Parkut të Qytetit.
Tutje, njofton se policia dhe zjarrfikësit po merren me rastin.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar.”, thuhet në përgjigjen e policisë. /TV Arbëria