Osman Voci, gazetarë gjatë luftës në Kosovë, në emisionin N’Pult në TV Arbëria ka rrëfyer ato që ka përjetu gjatë kësaj lufte.
Ai tregon kur ka shku me raportu si gazetarë në Mamushë, ka takuar edhe familjen e tij.
“Mamusha ka qenë e rrethume në mënyrë të blindume rreth e rreth, e gjithë popullata ka dalë në shesh. I kanë nda gratë edhe burrat veç, edhe unë aty i takoj edhe prindin tem me fëmijë dhe shoqe.”
Ai, në N’Pult, ka rrëfyer një prej momenteve ma të vështira që ka përjetu në luftë.
“Aty ka ardhë një ish-nxënëse e jemja, edhe më thotë: ‘Çka me ba tash?’ E përkëdheli edhe i them: ‘Mos ki frikë, se s’kanë çka na bajnë.’ Ai ka qenë momenti ma i randë që kam përjetu në luftë.”, ka rrëfyer ai i emocionum.
Një fatkeqësi që ka ndodhë në Mamushë, ai e tregon edhe për vrasjen e rreth 13 djemve të ri në Mamushë, prej forcave serbe.
“Në Mamushë, një pjesë e madhe e popullatës u largun me traktorë, por fatkeqësia ka ndodhë në mbramje, derisa është largu popullata krejt prej Mamushe. Një pjesë e disa djemve të ri kanë mbet aty, edhe kur kanë hi njësitë paramilitare serbe, i kanë vra të gjithë. Nja 12-13 djem të ri janë vra në mbramje. Kjo ka qenë një tragjedi që ka ndodhë.”, ka thënë ai në emisionin N’Pult.