Doarsa-Kica Xhelili, nënkryetare e LDK-së, përmes një postimi i ka pyetur qytetarët se ‘a po i duket gjithçka e pakuptimtë”, çka po ndodh në politikë.
Sipas saj, ky edhe është qëllimi i kësaj Qeverie në detyrë.
“Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit: që ju të lodheni, të hutoheni, të mos besoni më në asgjë, derisa edhe më bazikja të tingëllojë e dyshimtë.”.
Duke folur për mënyrën e votimit në Kuvend, ajo tha se në prill partitë ishin dakorduar që votimi për kryeparlamentarin të ishte i hapur.
“I dëgjoni si përmendin Gjykatën Kushtetuese, duke thënë që votimi i fshehtë nuk ndalohet, por kërkon konsensus. Por nuk ua thonë që më 8 prill 2025, të gjitha partitë u ulën bashkë dhe ranë dakord për votim të hapur – me koncensus pra. Nuk ua thonë që nga ajo ditë Dehari nuk kishte më asnjë kompetencë të ndryshonte rendin e ditës.:, ka shkruar Kica-Xhelali.
Sipas saj, faji e fajtori për këtë gjendje të krijuar janë të njohur.
“Kërkesa duhet të jetë njëzëshme dhe e thjeshtë: të lejohen deputetët e zgjedhur të popullit të votojnë për Kryetarin e Kuvendit, ashtu siç e kërkon rendi juridik. Gjithçka tjetër është skenë shtesë e një drame që ju të mos kuptoni asgjë në këtë katrahurë shkeljesh që minojnë demokracinë – sepse atë ditë që të gjithë e kuptojnë çfarë po bën kjo “qeveri”, do të jetë dhe fundi i saj.”, thuhet në postimin e deputetes.