Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajraktari: Me vendimin e sotëm Gjykata Speciale rrënoi dhe më shumë besimin e publikut në drejtësi

Bajraktari: Me vendimin e sotëm Gjykata Speciale rrënoi dhe më shumë besimin e publikut në drejtësi

Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes për heqjen e disa pjesëve të aktakuzës.

Bajraktari në një prononcim për GazetaBlic, thotë se me vendimin e sotëm Gjykata Speciale e rrënon edhe më shumë besimin e publikut në drejtësi sa i përket kësaj gjykate.

“Me vendimin e sotëm për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse e cila i referohet kohëzgjatjes së konfliktit të armatosur (luftës), në çështjen ndaj ish krerëve të UÇK, Trupi Gjykues dhe Gjykata Speciale dështoi për t’u dëshmuar objektiv. Ky vendim e rrënon dhe më shumë besimin e publikut në drejtësi sa i përket kësaj gjykate”, tha ai.

Tutje ai shton se që nga koncepti dhe mënura se si funksionin kjo Gjykatë, në vazhdimësi ka lënë hapsira të mëdha për dyshime në drejtim të objektivit të kësaj gjykate dhe trajtimit të barabartë të palëve.

“Vlen të theksohet se që nga koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, në vazhdimësi kanë lënë hapësira të mëdha për dyshime, në drejtim të objektivitetit të kësaj gjykate dhe trajtimit të barabartë të palëve në procedurë.Megjithatë, faza pasuese është vendimtare dhe shumë e rëndësishme për palën mbrojtëse”, përfundoi Bajraktari