Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Parandalohet kontrabanda me cigare në Aeroport: Sekuestrohen 375 boksa cigare, arrestohen dy persona

Parandalohet kontrabanda me cigare në Aeroport: Sekuestrohen 375 boksa cigare, arrestohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se më 14 korrik dhe sot ka parandaluar kontrabandën me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.

“Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës.