Avdullah Hoti, deputet nga LDK thotë se është rritur importi i mallrave nga Serbia në Kosovë.
Sipas tij në periudhën janar-maj 2025 është rritur për 117 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025.”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka shtuar se duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia.