Bedri Hamza, kryetar i komunës së Mitrovicës ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciales për rrëzim të mocionit të Thaçit e të tjerëve, është zhgënjyes.
Sipas tij vendimet e Speciales po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik.
“Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë. Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë!”, ka shkruar kandidati për kryeministër.