Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ahmet Rrahmanaj me letër publike për kryetarin e PDK’së – Memli Krasniqi

Ahmet Rrahmanaj me letër publike për kryetarin e PDK’së – Memli Krasniqi

Ahmet Rrahmani asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, ka reaguar me një letër publike kundrejtë kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi.

Në letrën e tij thuhet se “prej disa ditësh në opinionin publik po qarkullon lajmi se Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës po heziton ta nominojë z. Ramiz Lladrovci për një mandat tjetër si kryetar i Komunës së Drenasit”.

Rrahmanaj tha se “ky është një lajm që nuk dua ta besoj, as si i vërtetë, e aq më pak si një vendim që Ju si lider i partisë sonë do ta mbështesnit”.

 

 

Letra e plotë:

Ramiz Lladrovci perveç që është një politikan, ai është edhe një emër i lidhur ngushtë me themelimin, mbijetesën dhe zhvillimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është shok i Adem Jasharit, Ali Ahmetit, Bekim Berishës, Shaban Shalës, dhe shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë.

Ai ka qenë bashkëveprimtar dhe shok i hershëm me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe figurave më të ndritura të lëvizjes kombëtare. Ai është vëllai i Fehmi Lladrovcit – ikonës tonë kombëtare, dhe kunati i Xhevës legjendare, simbolit të sakrificës për atdhe.

  1. Lladrovci është një kryetar i dalluar për qeverisje të mirë, llogaridhënie dhe transparence, pa asnjë njollë apo aferë tash e gjithë jetën. Siç do të thoshte lideri ynë Kadri Veseli, ai na ka bërë krenarë si parti, si komunë dhe si familje politike.

I nderuar Kryetar,

A ka ndonjë turp më të madh sesa të mendohet largimi i një lideri të tillë në kulmin e suksesit dhe vlerësimit? Në një kohë kur shumë komuna përballen me sfida organizative, Drenasi ka qenë dhe është një bastion i pathyeshëm i PDK-së – dhe për këtë, Ramiz Lladrovci ka meritën kryesore.

A ka më shumë padrejtësi sesa të nënvlerësohet një kryetar që ka marrë vlerësime nga shtete mike dhe organizata ndërkombëtare si një prej më të suksesshmëve në vend?

Në një kohë kur liderët tanë historikë janë në Hagë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për unitetin tonë, ju lutem të mos bëni kalkulime politike që rrezikojnë shtrembërimin e vullnetit të degës dhe të qytetarëve të Drenasit.

Ju bëj thirrje:

Të jeni i drejtë, i hapur dhe i sinqertë me ne, aktivistët dhe mbështetësit tuaj. Ju bëj thirrje që të konfirmoni sa më parë kandidimin e z. Ramiz Lladrovci për një mandat të ri, si kryetar i Drenasit. Kjo komunë është një model për organizim e përkushtim, një shembull i PDK-së për gjithë Kosovën. Thënë të drejtën unë kam besuar së Ramiz Lladrovci do të jetë kryetari i parë i nominuar nga PDK, dhe ky hezitim po me vret mua dhe mbështetësit e PDK-së

Unë jam me Ramizin – mos ma vrit besimin!

Me respekt,

Ahmet Rrahmanaj – Malishevë