Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrahje në qendër të Suharekës: Një person merr lëndime të rënda, konfiskohet një revole

Rrahje në qendër të Suharekës: Një person merr lëndime të rënda, konfiskohet një revole

Një rrahje e rëndë mes tre personave ka ndodhur mbrëmë në qendër të qytetit të Suharekës, pas një mosmarrëveshje.

Si pasojë, lëndime të rënda ka marrë njëri prej tyre. Kurse një tjetrit i është konfiskuar revolja me tetë fishekë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.