Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 2493 gjoba për kundërvajtësit e trafikut në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Derisa janë arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, teksa dy persona janë në vuajtje të dënimit.