Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Vendimi për rastin ‘veteranët’, Blakaj: Apeli e kthen rastin në rigjykim

Vendimi për rastin ‘veteranët’, Blakaj: Apeli e kthen rastin në rigjykim

Ish-prokurori në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, Elez Blakaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e veteranëve.

Blakaj ka shkruar se Apeli do ta kthejë rastin në rigjykim.

“Për ata që kanë mashtruar, gënjyer, shpifur si dhe për ata që kanë futur duart në rast, mos u bëni marak, sepse Apeli e kthen rastin përsëri në rigjykim!”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

Blakaj ka thënë se sipas ligjit pagesë/pension marrin vetëm Invalidi i luftës së UÇK-së dhe Veterani luftëtar i UÇK-së — dhe pikërisht KJO pagesë/pension sipas tij ka qenë pika e kthesës ku procesi ka devijuar seriozisht.

“Përkufizimi dhe kategorizimi i lartcekur është produkt 100% i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, i cili në fazat e mëvonshme të verifikimit, bashkë me mekanizmat e tij, e ka zbatuar këtë ligj sipas dëshirës!”, ka deklaruar Blakaj.