Gjykata Supreme ka reaguar pas komunikatës së Qeverisë në detyrë, lidhur me vendimin për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskale.
Supremja ka thënë se shpreh keqardhje për “reagimin tendencioz” të Qeverisë në detyrë, duke shtuar se ai reagim përbën ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagim.