Disa orë më parë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një depo në Lipjan, e cila i përket objektit Kipper. Burimet e TV Arbëria bëjnë me dije se zjarri ka shkaktuar tym të zi dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të magazinës.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, dhe nuk dihen më shumë detaje rreth rastit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dimensionet e zjarrit dhe sasinë e madhe të tymit që po përhapet në ajër, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
PAMJE: