Hisen Berisha, në një prononcim për TV Arbëria, ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmanit, se ka qenë e njoftuar për një konflikt të ri nga Serbia, që ka ndodhur kohëve të fundit, ku këto deklarata vijnë pas atyre të presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas Berishës, këto deklarata janë jo serioze dhe tendencë për protagonizëm dhe mashtrim të elektoratit.
Ndër të tjera, Berisha jep një deklaratë ekskluzive, ku thotë se Osmani po formon një parti të saj të financuar nga Turqia.
“Duke e parë joseriozitetin e deklaratave të saj dhe realitetin që është krejt diçka tjetër. Ajo fare nuk ka përgjegjësinë e komandantit suprem të forcave të armatosura, të paktën nuk e luan sepse është e paraparë në Kushtetutë. Unë më shumë e kam parë si tendencë për protagonizëm, për të krijuar një mashtrim politik, për të pasur mbështetje në Uashington, ose për ta krijuar përshtypjen tek elektorati se kjo është personi i duhur dhe i përzgjedhur, dhe ja ku e ka edhe një adresë në SHBA.
Por mos të harrojmë se partia e saj, sipas zërave që ende nuk janë bërë publikë, mbështetet nga Orienti dhe do të jetë një parti arnautshe”, ka thënë Hisen Berisha.