Hisen Berisha, në një prononcim për TV Arbëria, ka dhënë një deklaratë ekskluzive kur Kosova u rrezikua nga forcat serbe. Siç tregon ai, kjo ka ndodhur në vitet 2019/2020.
Berisha, duke komentuar deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për ato se çfarë deklaroi presidenti amerikan për një konflikt në Kosovë të shkaktuar nga Serbia, ka thënë se Trump ka qenë shumë i qartë në deklaratat e tij për periudhën kur ka ndodhur ky rrezik nga Serbia.
Sipas Berishës, parandalimi i një konflikti të ri ka ndodhur shumë kohë më parë dhe ka qenë ai vetë dëshmitar, kur komandanti i KFOR-it në atë kohë e ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes, se Serbia ka pretenduar të sulmojë Kosovën.
Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë për periudhën kur e ka bërë këtë parandalim. Në atë periudhë ka pasur një eskalim të madh të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ai parandalim ka ndodhur dhe unë jam dëshmitar kur komandanti i KFOR-it në atë kohë ka qenë italian, e ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, Rrustem Berisha, dhe i kërkon që ta presë pas orarit të punës. Kam qenë prezent unë si oficer shtabor në ministri, kur na kanë njoftuar se Serbia ka pretenduar ta sulmojë Kosovën.
Dhe ne ia kemi bërë të ditur se një lëvizje e trupave në drejtim të Kosovës do ta sulmojmë drejtpërdrejt në Beograd”, kështu ka deklaruar Hisen Berisha për TV Arbëria.