Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pierce.
Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishin zhvillimet politike aktuale në Kosovë, me theks të veçantë kriza institucionale dhe nevoja për funksionalizimin urgjent të institucioneve demokratike.