Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Një zyrtar i gjendjes civile është arrestuar sot në Prishtinë nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit,  Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente, ka ndërmarrë veprime operative që çuan në arrestimin e të dyshuarit në momentin kur ai po pranonte shumën e dyshuar si ryshfet.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se zyrtari publik ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është kualifikuar si “Marrje e ryshfetit” sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet janë në zhvillim e sipër.