Veterani i specializuar dhe ushtaraku, Hysen Gecaj duke komentuar deklaratën e Grenellit ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Grenell është i njohur për deklarata të tilla.
“Zoti Grenell është i njohur për nga natyra për reagimet e tilla në situate të caktume edhe nuk është diçka e re, mirëpo kur ka deklarata prej njerëcve eminent siçështë presidenti Trump dhe që lidhet me sigurinë e Kosovës, por nuk ka qartësi në deklarimet deri në nivelin ku do të duhej të kishte për opinionin deri në nivelin ku pPrecidenca e Kosovës të ketë informacion të nevojshëm atëherë vjen deri te ky moment kur ka edhe reagime të tilla siç është ky i zotit Grenell .
Zoti Grenell është i lidhur ngusht me këtë administratë që tani e kemi aktualisht në SHBA dhe kurrnjëherë një njeri i këtyre niveleve të institucioneve të shtetit nuk del me një qëndrim të lirë personal për ti reagu një presidente apo presidenti të një shteti tjetër”, tha mes tjerash Gezaj në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA.