Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Abdixhiku pas takimit me Rohde: LVV po dështon për shkak të mungesës së vullnetit politik

​Abdixhiku pas takimit me Rohde: LVV po dështon për shkak të mungesës së vullnetit politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional.

Kryetari Abdixhiku theksoi domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve dhe ritheksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë politike për t’i formuar institucionet.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ai foli për papërgjegjshmërinë e partisë së parë dhe mungesën e vullnetit politik, në mbajtjen peng të funksionalizimit të institucioneve të vendit.

“Kjo sjellje jo vetëm që dëmton besimin qytetar, por edhe cenon parimet themelore të demokracisë dhe respektimit të rendit kushtetues?, ka thënë ai në Facebook.