Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike, edhe për pesë kompani.
Kështu ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës.
“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi.”, thuhet në një komunikatë.
Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.